×
  • Lajme
  • Lajme

    Millo Gjukanoviq tregon se a i frikësohet Mali i Zi korigjimit të kufijve Kosovë-Serbi

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 18:07

    Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, nuk përjashton rrezik për Malin e Zi kur bëhet fjalë për korrigjimin e mundshëm të kufijve me Kosovës dhe Serbisë, transmeton Reporteri.net

    “Kur flitet  për vendosjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalisht që kjo punë përbën edhe një rrezik të vogël për Malin e Zi”, është shprehur Gjukanoviq.

    Në lidhje me këtë çështje Gjukanoviq në një intervistë të mbrëmshme ka thënë se nuk dëshiron të krijojë paranoja në mesin e qytetarëve malazezë.

    “A jemi Mali i Zi, i cili në vitet e 90-ta ruajti paqen, atëherë kur paqja nuk ishte askund?”, pyeti ai duke thënë se, është optimist, se Mali i Zi ka një politikë të qëndrueshme shtetërore, një vizion të qartë dhe se ka guximin t’i rezistojë problemeve që do të “bashkohen” në rrugën e arritjes së këtij vizioni./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!