Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se të gjithë 120 deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mund të humbasin mandatin, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Këtë deklaratë Kusari e bëri para para vazhdimit të 43- të seancës për konstituimin e Kuvendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Jemi të vetëdijshëm se pasojat juridike mund të pasojnë pas kalimit të këtij afati. Nuk ka ndodhur ende që në një legjislacion t’u merren mandatet të gjithë deputetëve por janë 120 deputetë të legjislaturës së nëntë që mund t’u merret mandate për t’u përcjell pastaj nga deputetët e tjerë që janë në listë. Kjo mund të jetë njëra prej pasojave të mundshme.”, ka thënë ajo.
Në aktgjykimin e sa, Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë deputetëve afat 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. Deputetë kanë afat që deri më 26 korrik ta bëjnë konstituimin e legjislaturës së nëntë.