Sot kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, kërkoi që vazhdimet e seancës konstituive të mbahen vetëm një herë në javë, por kjo u refuzua nga PDK e LDK.

Për këtë propozim ka folur pas seancës, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila thotë se ky propozim i tyre ka ardhë pasi 48 orëshi nuk po jep rezultat, shkruan Reporteri.net.

“Seanca filloi me konsultim që të ketë shmangie të Rregullores, të takohemi më rrallë, pasi 48-orëshi nuk po jep rezultat. Nga parafolësit u akuzuam për shkelje, por ishte vetëm një propozim për marrëveshje, jo vendim i njëanshëm”, tha Kusari-Lila, duke thënë se nuk ishte shkelje të Rregullores së Kuvendit.

Reklamë

“Kjo nuk ishte shkelje, sepse nuk u realizua. Ishte vetëm një propozim për dakordim mes të gjitha partive”, ka thënë Kusari-Lila gjatë deklarimit të saj.

Ajo sërish e theksoi se partitë që ishin në opozitë po vazhdojnë të mbajnë pozicione bllokuese. /Reporteri.net/.