×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari fajëson qeveritë e kaluara: Ato e sollën faturën e rrymës që sot po e paguajmë

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 10:33

    Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me propozimin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusrai-Lila ka fajësuar ish partitë në pushtet për situatën energjetike në të cilën ndodhet Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kusari-Lila ka thënë se janë veprimet e ish-partive në pushtet që sollën faturën që sot do ta paguajnë qytetarët.

    “Nuk janë deklaratat e anëtarëve të VV që e sollën këtë gjendje, janë veprimet  e ish partive në pushtet që e sollën faturën që ne sot po e paguajmë.

    Rregullatori i energjisë ka shpallur datën e konsultimeve deri më 28 janar. Të gjithë ne e kemi mundësinë për të dhënë ende propozime. Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë duke ndarë 75 milionë për subvencionimin e energjisë elektrike”, ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila në Kuvend. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!