×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri danez: Kërkuam ndihmë për të burgosurit edhe nga vendet tjera, Kosova e para reagoi pozitivisht

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 16:40

    Në objektin e Qeverisë së Kosovës, është nënshkruar një letër-qëllim sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

    Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup  ka thënë se Danimarka ka kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera për sistemimin e të burgosurve por Kosova e para ka ofruar ndihmë.

    “Kemi kërkuar ndihmë nga disa vende për ta zgjidhur këtë problem, por Kosova ka qenë vendi i parë që ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës tonë dhe është angazhuar pozitivisht më pas në dialog për këtë çështje”.

    Hakkerup ka thënë se qendrat e paraburgimit do të menaxhohen sipas ligjeve të Danimarkës.

    “Menaxhimi do të jetë nën lidershipin e autoriteteve të Danimarkës, por do të ketë trajnim edhe për stafin vendas. Danimarka do të respektojë të gjitha ligjet sa i përket sistemimit dhe trajtimit të burgosurve”, tha ndër të tjera Nick Hakkerup.

    Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në dekadën e ardhshme.

    Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkrimi i letër-pëlqimeve është vetëm hapi i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje, që më pas duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.

    Nënshkruhet marrëveshja, Danimarka merr me qira Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!