Është e rëndësishme që tensionet në pjesën veriore të Kosovës të ndalen, kërkoi ministri rumun i jashtëm, Bogdan Aurescu, në një prononcim për gazetarë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Aurescu tha se Rumania i inkurajon palët t’i qasen trajtimit të problemeve nëpërmjet Dialogut të fascilituar nga BE’ja në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Në lidhje me tensionet në pjesën veriore të Kosovës është shumë e rëndësishme të ndalen dhe nga kjo perspektivë e përfshirjes së përgjithshme të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, samiti i cili do të mbahen në Tiranë në 6 dhjetor do të jetë i rëndësishëm”, tha ministri rumun.
“Ne vazhdojmë të inkurajojmë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne shpresojmë që situata do të mbahet nën kontroll”, vazhdoi ai.
Rumania është njëra nga pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës brenda Bashkimit Evropian./Reporteri.net/