×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq të premten në Kosovë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 15:11

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të premten, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Mario Banozhiq.

    Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takim, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

    Pas këtyre takimeve,  do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!