×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i PDK-së nuk e përjashton mundësinë e rrëzimit të Haradinajt për shkak të taksës

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 21:22

    Bedri Hamza, ministër i qeverisë Haradinaj, ka thënë se partnerët e koalicionit do të bisedojnë për çështjen e taksës, kjo pasi insistimit të krerëve evropian që të heqet ajo në Samitin e Brukselit.


    Hamza tha se partia e tij PDK e mbështet fuqishëm kryeministrin Haradinajn por se interesi i shtetit është mbi partinë e individin.

    “Haradinaj e ka mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike mirëpo gjithmonë interesi i shtetit është më i lartë se interesi politik i PDK-së e le më mos të flasim për individ. Interesi shtetëror dhe partneriteti me partnerë strategjikë nuk guxon me u cenu për asnjë çështje”, ka thënë Hamza në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Hamza ka folur edhe për mundësinë që të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës pasi u zgjodh kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë.

    “Unë nuk e përjashtova si mundësi mirëpo e thashë që është shumë herët me fol për këtë”, ka thënë Hamza.

    Ndërsa duke folur për zgjedhjet e brendshme të PDK-së në komuna, veçanërisht atë të Mitrovicës ai ka mohuar të jetë shënuar ndonjë problem.

    “Po e them me përgjegjësi, asnjë fjalë që është pak ma ë rëndë nuk e kam dëgju gjatë këtij procesi. Ka qenë një proces shumë fer, shumë transparent”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!