Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se shpreson që pas largimit të serbëve nga Policia e Kosovës, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, dhe misioni evropian për sundin të ligjit në Kosovë, EULEX-i, të marrin rolin e tyre, raporton gazeta online Reporteri.net.

Vuçeviç tha se është krijuar “vakum në siguri” me largimin e pjesëtarve serbë të Policisë së Kosovës dhe se tani tha se çështja mbetet se kush do t’i kryejë detyrat e përditshme policore.

“Do të ishte tejet e rrezikshme që Prishtina të dërgonte pjesëtarë shqiptarë të policisë në Veri”, tha ai, derisa tha se “nuk e përjashtoj” mundësinë për të ndonjë përshkallëzim të situatës.

Reklamë

“Do të ishte e papërgjegjshme nga unë, sepse nuk e di se çfarë tjetër mund të ndodh ose për çka tjetër mund të mendoj Albin Kurti”, u shpreh ai, raportoi media e afërt me qeverinë serbe “Novosti”.

Mes tjerash ministri serb i mbrojtjes tha se me 26 tetor, Presidenti i Serbisë, si komandanti më i lartë i ushtrisë serbe lëshoi urdhër për gatishmëri ushtarake.

Kjo, siç tha ai, për shkak të ngjarjeve në Kosovë si dhe “përpjekjeve të vazhdueshme për të spiunuar dhe monitoruar barrakat ushtarake tona”.

“Që kur jam unë Ministër i Mbrojtjes, kjo ka qenë vazhdimisht, provojnë të përdorin dronë për të fluturuar dhe filmuar ndërtesat tona ushtarake, dhe njësitet. Ne mund të vimë në konkluzionin se ata janë të interesuar në dislokimi e njësive të Forcave të Armatosura tona”, ka thënë mes tjerash ai./Reporteri.net/