×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri turk i Mbrojtjes flet për gylenistët: Presim veprime konkrete nga institucionet e Kosovës

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 15:48

    Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar gjatë vizitës së tij në Kosovë është pritur nga homologu i tij, Armend Mehaj.

    Në konferencën e përbashkët për medie me ministrin Mehaj, Akar ka thënë se presin nga institucionet e Kosovës që të ketë veprime konkrete në lidhje me çështjen e “FETO”-s.

    Siç theksoi ai, kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për Turqinë, por mund të jetë edhe për Kosovën.

    “Kemi takime edhe në kuadër të çështjes së FETO-s, në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret në këtë aspekt. Kjo nuk është e kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe institucionet kosovare presim të marrin veprime konkrete. Në këtë rast edhe njëherë dua ta falënderoj ministrin Mehaj për këtë mikpritje të sinqertë dhe të ngrohtë”, tha Akar gjatë konferencës për medie.

    Ndryshe, në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi shtetasit turq.

    Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016, kurse institucioni “Gulistan” konsiderohet i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!