×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Brendshme dhe Sindikata e Policisë përplasen për moshën e pensionimit të policëve

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 21:48

    Çështja e pensionimit të parakohshëm të zyrtarëve policorë të Kosovës po përplasë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Sindikatën e policisë. Dhe gjithë kjo mosmarrëveshje po ndodh nëse zyrtarët policorë duhet të pensionohen kur të mbushin 55 apo 58 vjeç.


    Kreu i MPB-së, Ekrem Mustafa thotë se ende nuk është caktuar se në ç’moshë do pensionohen policët, por që mbështet moshën 58 vjeç.

    “Ende nuk ka diskutime konkrete, por sipas mendimit tim nëse policët pensionohen në moshën 58 vjeçare, kostoja buxhetore që do të ngarkonte buxhetin e shtetit do të ishte minimale”, deklaroi Mustafa për RTV Dukagjinin, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo nga Sindikata e Punëtorëve të Zyrtarëve Policorë, Shaban Tasholli, thotë se 55 vjeç është mosha ideale e pensionimit të parakohshëm të policëve.

    “Ne kemi menduar se mosha 55 vjeçare do të ishte ideale për pensionimin e hershëm, parakohshëm apo të rregullt, sido që ta quajmë. Ne mirëpresim si sindikatë që pensioni të jetë nga mosha 55 vjeçare”, ka deklaruar Tasholli.

    Ai më tej ka pohuar se zyrtarët policor ende nuk e kanë të rregulluar pensionimin invalidor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!