×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Donika Gërvallës ndan rreth 6 mijë euro për 4 telefona dhe 3 smart TV

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 13:01
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paraparë për të shpenzuar 5 mijë e 760 euro, para të taksapaguesve kosovarë për blerjen e telefonave celular dhe smart TV.

    Zyra e prokurimit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të hënën ka bërë njoftim për kontratë për “Furnizim me Smart TV dhe telefona celular ”.

    Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla ka paraparë blerjen e 4 telefonave celular dhe 3 smart TV.

    Sipas njoftimit, për këtë qëllim, MPJD ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 5 mijë e 760 euro dhe për këtë aktivitet të prokurimit ministria përdori procedurën e koutimit të çmimit me kriter të dhënies së kontratës me çmimin më të ulët.

    Në njoftim janë paraqitur edhe specifikat për blerjen e smart TV dhe telefonave.

    MPJD po kërkon 3 smart TV me rezolucion 4K Ultr HD (3840*2160). Ndërsa për telefona, MPJD ka kërkuar blerjen e modeleve të reja të Samsung me 64 GB dhe 128 GB, ngjyrë të zezë.

    Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është deri me datë 27.03.2023, në ora 13:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!