×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mbrojtës e shpërblen me mijëra Euro tender kompaninë e derivateve “Kastrati”

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 20:58

    Ministria e Mbrojtjes, me negocim, e ka shpërblyer me tender kompaninë e derivateve “Kastrati” nga Peja, që ta kryej furnizimin emergjent me derivate për këtë ministri dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kontrata për “Furnizim emergjent me karburant derivate për automjete për nevoja të MM FSK-së”, e dhënë me procedurë të negociuar, pa tender të hapur, do të këtë kohëzgjatje për gjashtë muaj. Vlera e saj është 82 mijë e 111 Euro.

    “Realizimi i blerjeve të derivateve për nevojat e FSK-së, bëhet me qëllim të mbështetjes me furnizimit të derivateve njësit për realizimin e operacioneve, trajnimeve, ushtrimeve, intervenimeve, aktiviteteve të ndryshme dhe përmirësimin e kushteve të punës”, thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës.

    “Kastrati SHPK” e ka fituar tenderin me negocim me ofertën prej 82 mijë e 111 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Furnizimi do të zgjasë 6 muaj.

    “Kastrati SHPK” është në pronësi të “Kastrati Holding” e biznesmenit nga Peja, Valon Kastrati. Ndonëse në regjistrimin zyrtar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kapitali i saj figuron i deklaruar vetëm 5 mijë euro, ky biznes derivatesh, të inkorporuar në të edhe farmaci, i ka të regjistruara gjithsej 45 njësi, në qytete të ndryshme të vendit dhe në treg operon si “Kastrati Group”.

    Si aktivitet primar e ka tregtinë me shumicë të lëndëve djegëse të ngurta, të lëngëta ose të gazta dhe produkteve të lidhura me to.

    Tenderi i fituar nga “Kastrati” me negocim me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur më 29 prill, derisa kontrata është nënshkruar më 13 maj 2022.

    “Shpërndarja e karburanteve do te behet nga OE fitues sipas kërkesave nëpër të gjitha kazermat e FSK-së në territorin e Kosovës si Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Ferizaj, Pomazotin, Prizren, Gjakovë”, thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!