×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mbrojtjes ndan 21 mijë euro për buqeta lulesh e kurora për varreza

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 21:40

    21 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Mbrojtjes për furnizim me buqeta lulesh dhe kurora për nevojat e këtij institucioni dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kështu është bërë e ditur në njoftimin për kontratë të publikuar nga Ministria, në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

    Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj. “AK i MM-se ka për qellim te lidhe një kontrate me një OE qe do te ketë kapacitet te kryej furnizimin me buqeta lulesh dhe kurora për nevojat e MM-së dhe FSK-së Furnizimet duhet te bëhen sipas specifikimit teknik te kërkuar dhe TeR te përcaktuar ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin për kontrate me qellim te ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit te MM-se. Ju lutem referojuni Dosjes se Tenderit”.

    Afati kohor për dorëzimin e ofertave për tender është deri më 9 maj 2022, në orën 14:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!