×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mbrojtjes planifikon blerjen e një droni për FSK’në, kaq pritet të kushtojë

    Reporteri
    20 Prill 2022 | 22:22
    Emblema e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Ministria e Mbrojtes po planifikon të blejë një dron. Për këtë punë ka ndarë 3 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Droni do të blihet për nevoja e Zyrës për Informim të Publikut dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me Dron per nevojat e ZIP dhe FSK-se. Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimit teknik te kerkuar dhe TeR te percaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i realizimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Prokurorimit Publik.

    Por, kompanitë që duan ta kryejnë këtë furnizim duhet t’i plotësojnë disa kushte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Droni duhet të ketë garancion së paku 2 vjet, duhet të jetë sipas standardeve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për këto lloje, të ketë manualet e përdorimit dhe manipulimit të pajisjeve, të ketë trajnim minimum dy ditor për përdorimin dhe manipulimin e kësaj pajisje, si dhe që pajisja të jetë e re.

    Kompanitë që duan ta kryejnë këtë furnizim kanë afat të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 29 prill, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!