×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 16:39

    Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se bazuar në Planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 (i përditësuar), orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë prej tetë orësh (nga ora 07:00 – 15:00).

    Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

    Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit.

    Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!