Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur tender për furnizim me një divan.

Për blerjen e këtij divani, kjo ministri ka shpenzuar gati 900 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në dosjen e tenderit s’jepen detaje se për kë është blerë ky divan apo ku do të vendoset, vetëm përshkruhen karakteristikat që duhet t’i ketë.

Reklamë

“Furnizim me një divan cilësor me dimensione 2.55 m i gjate ndërsa thellësia 1.26 m, lartësia 0.89 m, ngjyre e kaltër e mbyllte me material plish (manoli 79) këmbët e divanit nga metali”, thuhet në dosje.

Fituese e këtij tenderi është shpallur “LESNA ING AF”.

Kontrata është nënshkruar dje./Reporteri.net

Reklamë