×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministrja Bajrami: Do të auditojmë secilin transfer për të parë nëse edhe në të kaluarën ka pasur vjedhje në Thesar

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 21:38

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur në detaje për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.


    Ajo ka thënë se do të auditojnë secilin transfer për të parë nëse edhe në të kaluarën ka patur vjedhje në Thesar

    “Nga Thesari më kanë garantuar që s’ka ndodhur. Sepse çdo muaj është bërë barazimi. Por do të shohim çfarë do të dalë nga auditimi” ”, ka thënë Bajrami në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se nuk ka pasur mundësi të parandalojë vjedhjen dhe as ta parashohë se mund të ndodhë një gjë e tillë.

    Ministrja Bajrami ka thënë se pas kësaj vjedhje ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës të bëjë verifikimin e të gjithë zyrtarëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!