×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministrja Bajrami: Jam e rrënuar nga vjedhja mbi 2 milionëshe, por nuk dhashë dorëheqje pasi mund të zhdukeshin provat

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 21:02

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur sërish për vjedhjen e 2.1 milionë eurove.


    Ajo ka thënë se ky rast e ka tronditur atë dhe kolegët në Ministrinë e Financave, por edhe pse dashur të japë dorëheqje nuk e ka bërë këtë për shkak se sipas saj do të linte boshllëk dhe do të mund të zhdukeshin provat.

    “Rast i cili na ka tronditur shumë, Ministrinë e Financave, kolegët në thesar, ndihem të rrënuar, është cenim i financave të shtetit, është skandaloze, por skandali është shkaktuar jo nga personat politik, s’ka asnjë lidhje me zyrtarë politik, është bërë nga zyrtarë të thesarit që 11 vite që punojnë aty”, ka thënë Bajrami në T7, shkruan Reporteri.net.

    “Më ka shkuar mendja që të japë dorëheqje, por kam menduar që dorëheqja në atë moment do t’iu shërbente kriminelëve që e kishin organizuar këtë atak dhe vjedhje, sepse një boshllëk kam mendu që mund të zhdukte provat”, ka deklaruar Bajrami. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!