×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë, hajnat vjedhin para në kishë

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 23:12

    Persona të panjohur kanë thyer derën e kishës në fshatin Suhodoll të Mitrovicë, dhe prej aty janë vjedhur një sasi e parave si dhe janë demoluar disa orendi.


    Rastin e ka raportuar në polici një ankues i komunitetit serb.

    Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë rast.

    Ndërkohë, raste të vjedhjeve nëpër objekte fetare, në Kosovë, në muajt e fundit kanë pasur mjaft. Kryesisht, cak i tyre kanë qenë xhamitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!