×
  • Lajme
  • Lajme

    Mostrat për Omicron që janë dërguar në Gjermani, ende nuk janë kthyer

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 15:39

    Ndonëse Ministria e Shëndetësisë kishte paralajmëruar të kthehehin shumë shpejt, mostrat që janë dërguar në Gjermani për detektimin e Omicronit, ende nuk janë kthyer.

    9 raste me variantin Omicron kanë rezultuar të dielen në Kosovë.

    Megjithatë këto mostra u detektuan nga testet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

    “Të hënën janë dërguar disa mostra pozitive të SARS COV-2 në Gjermani dhe ato pritet të kthehen pas Vitit te Ri”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Klankosova.

    Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK ishte shprehur për Gazetën Online Reporteri.net, se analizat që do të kryhen në Gjermani, do të detektojnë variantin Omicron dhe variantet tjera.

    Kosova ende pa përgjigje për mostrat e dërguara në Gjermani për variantin e ri Omicron

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!