×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Moti sot me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë

    Reporteri
    03 Tetor 2026 | 7:18

    E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22°C.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përreth relievit malor, ndërsa nuk parashihen reshje.

    “Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 18°C deri në 22°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4m/s”, tha IHMK-ja në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!