×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB njofton prej kur do të lejohet blerja dhe përdorimi i fishekzjarreve

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 14:54

    Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes gjatë festimit me mjete piroteknike dhe mjete të tjera të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

    “MPB këshillon qytetarët që fishekzjarret dhe mjetet tjera piroteknike të përdoren vetëm nga të rriturit dhe këto mjete të u shiten vetëm personave të rritur. Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri më 31 dhjetor ndërsa përdorimi i tyre lejohet prej datës 26 dhjetor deri më 2 janar”, thuhet në njoftim.

    Me qëllim të ruajtjes së qetësisë publike dhe mbrojtjes së kalimtarëve të rastit, përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, si dhe në mjetet e transportit të udhëtarëve.

    “Luten qytetarët që pas blerjes së mjeteve piroteknike, të sigurohen që këto mjete të mos dëmtohen dhe të vendosen në vende të sigurta larg fëmijëve, si dhe ti përdorin sipas udhëzimeve të përdorimit”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!