×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja sërish thirrje: Vaksinohuni e inkurajoni të tjerët për vaksinim

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 11:03

    Ministria e Shëndetësisë thotë se imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19.

    “MSh u bën thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni. Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë”, thuhet në thirrjen e Ministrisë.

    Tutje thuhet se Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë.

    “Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, përfundon thirrja.

    Në Kosovë, tashmë janë shënuar edhe 9 raste me variantin Omicron.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!