×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë më herët blerjet për festat e fundvitit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 9:47

    Ndonëse të vaksinuar, megjithatë Ministria e Shëndetësisë po u bënë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat antiCOVID.

    Kur ka mbetur edhe një ditë që të përmbyllet viti 2021 dhe festohet nata e Vitit të Ri, MSh nëpërmjet një postimi në “facebook” u ka sugjeruar qytetarëve që të planifikojnë blerjet më herë me qëllim që t’i shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme.

    “Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, është kjo thirrja e MSh-së.

    “Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm. #COVID19 FestoniTëSigurt#Vaksinohu”, thuhet në shkrimin e MSh-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!