×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH: Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm një dozë të vaksinës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 12:43

    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës antiCovid, po ashtu, edhe atë përforcuese dhe dozën e tretë, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht. Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19!”, bën thirrje MSH-ja.

    Kudo në Kosovë, njofton Ministria, “ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë”.

    Dje Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se ka ndryshuar qendra e vaksinimit. Tani më nuk mund të vaksinoheni në sallën “1 Tetori”, por në QMF nr 7. në lagjen Kalabria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!