×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Murati: Abdixhiku po bën fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, në vend që të përgjigjet pse s’u votua buxheti

    Reporteri
    23 Nëntor 2025 | 18:35

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar se po merret me fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, në vend se të sqarojë pse kjo parti nuk e votoi buxhetin e Prishtinës për vitin 2025.

    Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e mosvotimi i buxhetit të Prishtinës, por edhe i buxhetit të RTK-së dhe të shtetit për vitin 2026, rrezikon pagat, pensionet dhe shërbime të tjera esenciale.

    Postimi i tij i plotë:

    Dhe ja, në vend se të përgjigjet pse nuk e votoi buxhetin e Prishtinës për vitin 2025, Lumir Abdixhiku qenka marrë me fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Kjo veç çka e vërteton atë që e thash, se këta fare nuk e kanë hallin te qytetari, përndryshe do ta kishin votuar buxhetin jo veç të Prishtinës por edhe të RTK-së e të shtetit për vitin 2026 e nuk do të kishin rrezikuar pagat, pensionet, e shumë shërbime tjera esenciale.

    E turpshme Lumir!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!