×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca

    Murati: I inkurajojmë edhe sektorin privat ta ndajnë pagën e 13-të për punëtorët, jemi të hapur ta bëjmë obligative edhe me ligj

    Reporteri
    10 Prill 2026 | 13:16

    Ndarja e pagës së 13-të për sektorin publik ka nxitur debat mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, me deputetin e AAK-së, Besnik Tahiri.

    Tahiri i ka kërkuar përgjegjësi Muratit për ndarjen e pagës së 13-të vetëm për sektorin publik dhe lënien anash të sektorit privat, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    E Murati tha se i “inkurajon” edhe punëdhënësit e sektorit privat që ta ndjekin një praktikë të tillë për ndarjen e pagës së 13-të.

    Murati i tha Tahirit se nëse si Kuvend vlerësohet se paga e 13-të për sektorin privat duhet të bëhet obligative me ligj, janë të gatshëm ta diskutojnë këtë.

    “Sa i përket pagës të 13-të, ne e kemi dhënë në sektorin publik sepse jemi punëdhënës i sektorit publik. Pra, i takon punëdhënësit që ta japë pagën e 13-të. Nëse ju mendoni që edhe sektori privat duhet ta bëjë një gjë të tillë, mund ta mandatojmë me ligj, siç e kanë disa shtete evropiane. Ne kemi menduar si qeveri që është më mirë të lihet në vullnetin e punëdhënësve që ta vlerësojnë vet për pagën e 13-të dhe i inkurajojmë të tillët që ta ndjekin si praktikë, pra të fillojnë me dhënien e pagës së 13-të. Por nëse mendoni si Kuvend që kjo duhet të bëhet obligative me ligj, ne jemi të hapur ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Murati në fjalën e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!