Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Familja ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të saj.

Arlinda do të varrohet nesër në ora 15:00 në fshatin Radavc.

Reklamë

Arlinda Zekaj dyshohet se u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026 në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili ndodhet ende në arrati.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, ku sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, shpallja e tij në kërkim është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.