×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklarata

    Murati: “Sot ju hoq peta laknurit, opozita po e mban Kuvendin të bllokuar”

    Reporteri
    24 Gusht 2025 | 12:10

    I propozuari i VV-së për dy herë për Kryeparlamentar, Hekuran Murati ka thënë se është opozita ajo që po e mban Kuvendin të bllokuar dhe se sot u kuptua diçka e tillë, shkruan Reporteri.net.

    “E patë po besoj sot siç thotë edhe populli “ju hoq peta laknurit”, u dëshmua që për më shumë se katër muaj kjo opozitë po e mban kuvendin të bllokuar, diçka që mund të kryhej me 15 prill, dhe tani jemi në fund të gushtit”, tha ai.

    Sipas tij “qëllimi prej fillimit ka qenë të bllokohet Kuvendit dhe mos ti ipet shans krijimit të insitucioneve, pasi nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit”.

    Ai tha se opozita ka kërkuar të ndryshonte kandidatin, gjë që ai tha se e kanë bërë dhe rezultati ka qenë po i njëjtë.

    “Na është thanë ndryshojeni, e ndryshuam, propozuam edhe dikë që s’ka qenë në qeveri. Është kohë e humbur për qytetarët, për institucionet”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!