Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka thumbuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pasi sot dështoi për të formuar Qeverinë.
Musliu ia ka kujtuar Kurtit huqjen që e pati bërë shtatorin e kaluar në një detyrë të matematikës, para nxënësve të shkollës fillore “Ali Hadri” në Podujevë.
Musliu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti moti ka treguar që nuk kupton shumë nga numrat, ndërsa e ka quajtur mashtrues.
“Ky moti ka tregu që s’kupton fort nga numrat”, ka shkruar Musliu.