×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa flet për ambiciet e Lutës për t’u bërë kryetar i LDK-së, por s’tregon nëse ai do t’i hyjë sërish garës

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 17:11

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbajtur sot mbledhje me Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve të LDK-së.


    Në një konferencë për media, ai ka folur gjatë për zgjedhjet në parti, kandidaturat për kryetar të LDK-së dhe zhvillimet e fundit në vend.

    Mustafa ka deklaruar se kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri deri më tani nuk ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë dhe se gjëra të tilla po thuhen vetëm në debate.

    “Në këtë fazë jemi në fazën e zgjedhjeve në nëndegë, askush prej nesh nuk është deklaruar për vetën, Lutën apo Vjosën. Do të ulemi si LDK të shqyrtojmë situatën të ofrojmë hapësirë për të gjithë por LDK është unike dhe do të ruaj vendin e vet që e ka pasur deri më tani. Ambicie mund të ketë secili. Për kandidatë s’kemi bisedu as me Hazirin, as me të tjerët e s’do të bisedojmë deri të kryhet procesi.
    Një javë ditë më herët apo 10 ditë mund të tregoj secili që do të kandidoj, deri më tani nuk ka deklarime zyrtare por vetëm në studio”, ka deklaruar Mustafa, transmeton Reporteri.net.

    Ai ka pohuar se brenda parties ka unitet, ndërsa ka shtuar se zgjedhjet e tyre janë shumë të rëndësishme jo vetëm për partinë por edhe për Kosovën sepse sipas tij LDK është partia që ka besimin më të madh të qytetarëve.

    “Ne vlerësojmë pikëpamjet ndaj LDK dhe besojmë se kemi përgjegjësi që të sillemi në mënyrë serioze dhe të shërbejmë Kosovës. Edhe gjatë zgjedhjeve do të përqendrohemi në çështjet qe prekin çdo qytetar të Kosovës. Ne ddëshirojmë që nesër të kemi një LDK të fortë të konsoliduar, të kemi më shumë gra, më shumë të rinj në krye të degëve dhe të kemi përfaqësim gjinor në kryesi të degëve, në kuvendin e LDK-së. Në këtë fazë jemi fokusuar në zgjedhjet e nëndegëve, do ti japim mundësi që çdonjërit që ka dëshirë të kandidoj, të marr orientime, do të jemi të hapur për çdonjërin”, ka deklaruar Mustafa. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!