Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Besian Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që ta zbatojnë ligjin  dhe të konstituojnë Kuvendin.

Ai bëri thirrje që të ndalet ‘show’, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“LDK ka një propozim: Ju lutem kthehuni në kornizën kushtetuese dhe ndaleni këtë show që po vazhdon qe 43 herë.”, tha Mustafa pak para se t’i ndalej mikrofoni.

Reklamë

Edhe sot ka dështuar edhe tentativa e 43-të për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.  Në sallë të pranishëm 99 deputetë. Vetëm 55 prej tyre votuan për./Reporteri.net/