×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Mustafa nga LDK pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë VV e PDK, i pres deri në mesnatë

    Reporteri
    25 Prill 2026 | 12:20

    Ka ardhur reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas ftesës që Lëvizja Vetëvendosje i bëri kësaj partie dhe PDK-së që bashkë të dërgojnë tre emra konsensual për president.

    Është deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili i është kundërpërgjigjur VV-së duke i thënë që bashkë me PDK-në  të propozojnë tre emra dhe që së bashku me votat që i kanë të zgjidhnin presidentin me lehtësi.

    “Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike. Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22). Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!