Biznesmeni dhe pronari i një prej ‘call center-ave’ më të mëdha në Kosovë, Hamdi Malushaj, ka reaguar pasi Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) nisi sot shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues, shkruan Reporteri.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE.
Ai ka shkruar tutje se pas shkyçjes nga energjia elekrike, po ua nxjerrin punëtorët në rrugë.
Postimi i tij i plotë:
⚠️ Edhe këtë e përjetuam! ⚠️
Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE.
Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë!
Këto veprime na rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e të dobëtit.
Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona.
? Kërkojmë reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesër mund të jeni ju!
Ja vendimi dhe ma kan shkeput rrymen 1400 bashkpuntor ne rrug te cilve ju boj thirrje te shkojn para qeveris te kerkojn llogari dhe vende pune ne kushte te njejta!