×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci me vendim të ri anti-pllagjiaturë në arsiminin e lartë

    Reporteri
    15 Gusht 2022 | 13:21

    Si pasojë e punimeve shkencore të vjedhura ose plagjiaturës në institucione të larta arsimore, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, doli me një vendim të ri rreth autenticitetit të punimeve shkencore, përkatësisht që ato të trajtohen seriozisht në forma institucionale të verifikimit.

    Një vendim të tillë, Nagavci e shpjegoi si të nevojshëm në kuadër të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë si dhe zotimeve qeveritare, shkruan Reporteri.net.

    Stafi akademik, tha Nagaci, duhet të  jenë persona me integritet dhe kredibilitet të lartë – dhe se, rrjedhimisht, edhe institucionet e larta të arsimit duhe të respektojnë standardet e ndërshmërisë akademike brenda institucionit.

    “Ndonëse plagjiatura konsiderohet si formë e rëndë e shkeljes së etikës akademike, fatkeqësisht raste të tilla u raportuan së fundi në Universitetin e Prishtinës”.

    “Në linjë me këtë, kam nënshkruar sot vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL)”, shkroi Nagavci në Facebook.

    Sipas vendimit të lartë përmendur, ministrja thotë se “obligohen të gjitha IAL-të në Republikën e Kosovës”.

    Ky obligim ka të bëjë “me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.

    “Ky vendim obligon zbatimin e përpiktë të standardeve evropiane të cilësisë të cilat decidivisht thonë se “institucionet (e arsimit të lartë) kanë politika dhe procese që garantojnë dhe përmirësojnë cilësinë e aktiviteteve të tyre, si hulumtimi dhe qeverisja”.

    “Si ministre e Arsimit pres që rastet e plagjiaturës të raportuara deri tash të trajtohen me seriozitet nga organet e Universitetit të Prishtinës”, tha mes tjerash ajo.

    “Ngritja e cilësisë në arsimin e lartë është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe MAShTI-it për çka jemi duke u angazhuar shumë që nga fillimi i mandatit”, përfundoi ministrja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!