×
  • Lajme
  • Lajme / I dyshuari për korrupsion

    Nagip Krasniqit i vazhdohet pezullimi nga detyra e kryeshefit të KEK-ut

    Reporteri
    20 Tetor 2023 | 20:11
    Nagip Krasniqi, Kryeshef i KEK-ut

    Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ia kanë vazhduar masën e pezullimit të përkohshëm nga kryerja e detyrave dhe obligimeve Nagip Krasniqit, si kryeshef i KEK-ut. Mbi të rëndojnë akuza për “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.

    Me vendim të Bordit, të cilin e ka siguruar gazeta online Reporteri.net, Kasniqit i është vazhduar pezullimi nga detyra jo më shumë se 6 muaj. Vendimi për pezullim ka hyrë në fuqi dje, të enjten e 19 tetorit.

    Në vend të tij Nagip Krasniqit, detyrat si kryeshef i KEK-ut do të vazhdojë t’i kryejë Perparim Kabashi.

    Ndërkohë në shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga paraburgimi ish-kryeshefin e KEK-ut të akuzuar për korrupsion, Nagip Krasniqin.

    Lajmin e pati konfirmuar për Reporteri.net, Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me masën kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.

    Sipas vendimit të Gjykatës, Krasniqit i ndalohet të afrohet objektit të KEK-ut apo të punësuarve në këtë korporatë. Vendimi thotë se i njëjti duhet të mbajë 50 metra distancë.

    Krasniqi është arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Nagip Krasniqi lirohet nga paraburgimi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!