Një anije mallrash ruse, Sparta II, vazhdon të digjet pas një sulmi me dron në Gjirin lindor të Finlandës, njoftuan autoritetet finlandeze, raportoi BBC.
Anija, e cila po udhëtonte drejt Kaliningradit, u godit të shtunën dhe më pas përfundoi në ujërat finlandeze. Ushtria finlandeze dyshon se Ukraina qëndron pas sulmit, ndërsa Kievi ende nuk ka reaguar.
Kryeministri finlandez Petteri Orpo deklaroi se “Lufta po përhapet në afërsinë tonë të menjëhershme”.
Roja Kufitare tha se ekuipazhi është evakuuar, ndërsa nuk është raportuar ndotje mjedisore apo rrezik për trafikun detar.
Anija është nën sanksione amerikane dhe ukrainase.