×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Naim Murseli po dyshohet se e porositi me pagesë vrasjen e gruas së tij

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 17:47
    Naim Murseli derisa pranonte ngushëllimet në ceremoninë mortore të gruas së tij, Liridona Murseli

    Naim Murseli po dyshohet se ka porositur me para vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli, që u krye të mërkurën mbrëma në një fshat në periferi të Prishtinës, raporton me burime gazeta online Reporteri.net.

    Policia e Kosovës të premten fillimisht ka arritur ta identifikojë një të dyshuar tjetër për vrasjen e 30 vjeçares me shtetësi suedeze. G. Plava u arrestua në Cermajn të Gjakovës, në fshatin prej nga vjen edhe Naim Murseli dhe ku u varros sot viktima.

    Pas arrestimit, i dyshuari Plava ka rrëfyer në Polici se ekzekutimin e Liridona Murselit u porosit ta kryente nga burri i saj Naim Murseli, në këmbim të një pagese me para, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net.

    Gruaja 30 vjeçare u vra të mërkurën në një fshat në periferi të Prishtinës, derisa sipas dëshmisë së parë të burrit të saj – tashmë i arrestuar si i dyshuar – gjoja ekzekutuesit ishin dy grabitës që e ndalen veturën me të cilën po lëviznin çifti dhe dy fëmijët e tyre.

    Rasti tashmë po hetohet si vrasje me armë zjarri dhe inskenim i grabitjes.

    “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

    Derisa menjëherë pas tragjedisë Policia e kishte njoftuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

    Liridona Murseli u varros sot në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në varrimin e saj mori pjesë edhe i dyshuari Naim Murseli, i cili si bashkëshort i viktimës pranoi ngushëllimet e pjesëmarrësve në ceremoninë mortore.

    Lajmi në Zhvillim
    Vrasja e Liridona Murseli, arrestohet burri i saj dhe një tjetër
    1 Dhjetor, 2023 - 17:30

    Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli raportohet është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli. 

    Gruaja 30 vjeçare u vra të mërkurën në një fshat në periferi të Prishtinës, derisa sipas dëshmisë së parë të burrit të saj – tashmë i arrestuar si i dyshuar – gjoja ekzekutuesit ishin dy grabitës që e ndalen veturën me të cilën po lëviznin çifti dhe dy fëmijët e tyre.

    Përveç Murselit, policia ka njoftuar edhe për një të arrestuar tjetër të dytë si i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit, e cila kishte edhe shtetësi të Suedisë.

    Arrestimi u krye në Gjakovë. Rasti tashmë po hetohet si vrasje me armë zjarri.

    “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

    Derisa menjëherë pas tragjedisë Policia e kishte njoftuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

    Liridona Murseli u varros sot në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në varrimin e saj mori pjesë edhe i dyshuari Naim Murseli, i cili si bashkëshort i viktimës pranoi ngushëllimet e pjesëmarrësve në ceremoninë mortore.

    Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Policia arreston dy persona në Gjakovë të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit
    1 Dhjetor, 2023 - 17:11

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit.

    Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.

    Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.

    “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

    Derisa menjëherë pas tragjedisë Policia e kishte njoftuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!