Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se asnjë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrë votën e tij për kryetar të Kuvendit, përveç deputetes Shqipe Selimi.

Sipas tij ata janë përgjegjës për degradimin e vendit dhe asnjë nuk e meriton votën e tij.

“Kam thënë se asnjë kandidat i VV-së nuk e merr votën time. Nuk e meritojnë. Nuk ka votë time as PDK e as kushdo që e kërkon. Për Vetëvendosjen – zero. Vetëm Shqipen e kam përjashtim”, ka thënë Hasani.

Reklamë

Hasani tha se nuk ka pasur ftesë për mbledhjen e grupit parlamentar të PDK-së.