×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës: Puna jonë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 17:16

    NATO përmes një postimi në faqen zyrtare kanë shkruar me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë.

    Nga misioni i NATO-s theksojnë se roli i Aleancës është për të mbajtur një ambient të qetë dhe për të siguruara lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në linjë me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

    “Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni punon për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!