×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet vetura me targa serbe në Jarinjë, po tentohej kontrabandimi i pjesëve të veturave

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 13:25

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një veturë me targa serbe në pikën kufitare në Jarinjë.

    Gjatë kontrollit në veturë janë hasur pjesë të veturave, ndërsa vlera fillestare dyshohet të jetë afro 10 mijë euro.

    Mallrat janë konfiskuar.

    “Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor në pikë kalimin kufitar të Jarinjës në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mendohet mbi 10,000 euro. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundervajtëse”, raporton Dogana e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!