×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshojnë temperaturat, ky do të jetë moti për sot dhe nesër

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 7:39

    Gjatë ditës së sotme dhe nesërme, në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

    Në njoftim të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës thuhet se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    “Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

    Tutje thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!