×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 2006 Gecët grushta e karrige kundër Fatmir Sejdiut, sot e duan për kryetar

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 23:48

    Kur vdiq Ibrahim Rugova, në Lidhjen Demokratike të Kosovës gjithçka mori drejtim të gabuar. Madje shkoi deri aty sa në Kuvendin Zgjedhor, në garën për kryetar u ‘shkrepen’ grushte e karrige.


    Ata që e nisen të parët rrahjen ishin Vëllezërit Geci, me saktë Gani Geci i cili në atë kohë ishte pozicionuar në krahun e Nexhat Dacit e kundër Fatmir Sejdiut, shkruan Reporteri.net.

    Por, gjërat duket se kanë marrë kahe tjetër pas 13 vjetëve. Familja Geci tash ka tjetër mendim për Sejdiun. Në një deklaratë publike, vëllezërit nga Drenica thanë se e mbështesin Fatmir Sejdiun për kryetar.

    “Jeni lodhur nga pseodo patriotet, pseodo intelektualet, dhe nga komandantat e pa krip…! Dje isha kundër teje Fatmir sepse me kalimin e kohës erdha në përfundim se nuk kam gjykuar drejt”, thuhet nder tjera në deklaratën e familjes Geci.

    LDK në muajt në vijim do të hyjë në zgjedhje të brendshme. Thuhet se janë diku 7 kandidatë për kryetar. Një prej tyre që ka shfaqur ambicie haptas është Lutfi Haziri.

    Më pas thuhet se janë edhe Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe patjetër se edhe kryetari aktual Isa Mustafa.

    Tash kur Gecët kanë hyrë në pozicione, dhe nëse ata marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor, a do të ketë sërish një ‘Kuvend të Karrigeve”?! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!