×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” – Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm

    Reporteri
    06 Shtator 2026 | 21:23

    Në Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është ndezur sonte “Zjarri i Lirisë”, duke përcjellë edhe nga kjo zonë historike mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Sipas njoftimit, veteranë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë bashkuar në Gllogjan për të dëshmuar se lufta për liri, sakrifica dhe historia e UÇK-së nuk harrohen.

    “Nga Dukagjini u përcoll qartë mesazhi se, edhe sot, bashkëluftëtarët që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë pranë tyre njerëzit me të cilët ndanë rrugën e luftës dhe të lirisë. Çlirimtarët nuk janë vetëm”, u than ë njoftim.

    “Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët rreth kërkesës për drejtësi dhe liri.

    Nga Gllogjani dhe Zona Operative e Dukagjinit, mesazhi shkon drejt gjithë Kosovës: qëndrojmë bashkë për çlirimtarët, për sakrificën dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.

    Më 12 shtator prej orës 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!