×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në OKB Kosova ka rënë në 83 vota”, pretendon sërish Daçiç

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 10:40
    Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiç

    Sërish ka nisur t’ia bëj aritmetikën votave të Kosovës në Kombe të Bashkuara, ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga 193 shtete sa janë anëtare të OKB-së, Daçiç pretendon se Kosova mund të llogarisë “vetëm në 83 prej tyre” për anëtarësim.

    “Kosova ka humbur votat pikërisht sepse secili shtet ka nisur të mendoj se ku po shkonte ky separatizëm, veçanërisht pas luftës në Ukrainë. Në fjalë të tjera, Kosova është me të vërtetë rast më vete, ose mbase do ta godasin territorin e tyre me një bisht politik”, ka thënë ai për Tv Prva, përcjell Reporteri.net.

    Krahasuar me Bashkimin Evropian, kryediplomati serb tha se OKB-ja qëndron ndryshe.

    Duke folur për ndryshimin e mendjes të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në Tiranë, ai tha është “çështje taktike”.

    “Sigurisht se është më mirë të merret pjesë, sepse nëse nuk jeni ata flasin edhe pa juve. Nuk merrni pjesë, atëherë të tjerët flasin për verzionet e tyre të ngjarjeve”.

    Për deklaratën ku thirret për respektimin e të gjtiha marrëveshjeve të arritura në Tiranë, Daçiç tha se nuk beson se një deklaratë e tillë “do ta vetëdijësojë Kosovën”.

    “Është e shkruar mirë, por bindja ime personale, dhe mendoj se edhe e shumëve në Evropë dhe botë, është se asgjë e mirë nuk do të ndodh derisa në pushtet është [Kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti”, ka vazhduar ai.

    Kosova, zyrtarisht ka njohjen e afërsisht 117 shteteve të pavarura e anëtare të Kombeve të Bashkuara, derisa Daçiç pretendon që ky numër të ketë rënë në 83./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!