×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë nis protesta për të drejtat e punëtorëve

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 11:27

    Me rastin e Ditës së Punëtorëve, 1 Majit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka filluar protesta e paralajmëruar nga BSPK.


    Protesta po bëhet me kërkesat për Marrëveshjen Kolektive, për rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë protestë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Po ashtu për Ditën Ndërkombëtare të Punës, protestë do të mbahet edhe në Han të Elezit nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të katër fabrikave aksionare të Kombinatit “Sharri”. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!