Në Prizren, me rastin e 28 Nëntorit, u përurua shtatorja dhe sheshi që merr emrin e Shën Nënë Terezës.

Ceremonia e përurimit u zhvillua pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në nderim të figurës së humanistes shqiptare me famë botërore.

Përmes vendosjes së shtatores dhe emërtimit të sheshit, nderohet trashëgimia e Shën Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Reklamë

Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.