×
  • Lajme
  • Lajme

    Në seancën për referendumin serb, AAK-ja thotë se s’pranoi të fliste për patriotizëm

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 12:08

    Pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se në seancën e së shtunës ku u diskutua me urgjencë për referendumin e Serbisë, partia e tij nuk pranoi “të diskutonte kush është më patriotë”.

    Tahiri deklaroi para mediave se i ka thënë kryeparlamentarit Glauk Konjufca se “nëse flitet kush është më patriotë, AAK-ja do t’ia tregonte Qeverisë për gabimet që i ka bërë”.

    “Fjalimi im ka qenë një minutë. Nëse doni të tregoni se kush është patriot, jo me neve. Nuk duhet një temë e tillë të vjen si urgjente, por të konsultohen. Është e papranueshme që dikush që thur lavdata për veprime. Veprimi i deputetëve ka qenë obligim, ne të gjithë jemi betuar që ta mbrojmë vendin”, deklaroi tutje ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!