×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ShSKUK janë të spitalizar 4 pacientë të konfirmuar me koronavirus

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 10:47

    Sipas raporteve të datës 31 dhjetor 2021 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë post-Covid-19.

    Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me oksigjenoterapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

    Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

    Klinika Infektive, 1 pacient

    Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

    Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

    Spitali i Prizrenit, 1 pacient

    Spitali i Pejës, 2 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!